Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës është shprehur se zgjidhja e vetme për situatën në veri të Kosovës është shtyrja e zgjedhjeve lokale të 23 prillit. Ai i bën thirrje qeverisë dhe presidencës që ta marrin me seriozitet situatën në veri dhe të marrin një vendim të guximshëm.