Autori Salman Rushdie, i cili kërcënohej prej kohësh me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike”, është sulmuar me thikë në një skenë në shtetin e Nju Jorkut. Rushdie, shkrimi i të cilit u pasua me kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u sulmua sot në mëngjes teksa ishte gati të jepte një leksion në perëndim të Nju Jorkut. Dëshmitarët thonë se e panë autorin duke vrapuar në skenë dhe duke e goditur me thikë autorin e njohur. Aktualisht autori i dyshuar është ndaluar nga policia.