Rreth mesnatës së 10 prillit tek ura e Bistricës në Leposaviq është plagosur një qytetar serb. Milan Jovanoviq për mediat lokale serbe në Veri të Kosovës thotë se nuk e di kush qëlloi, por pretendon se për shkak të afërsisë së vendngjarjes me postbllokun e Policisë së Kosovës në rrugën për Leposaviq, ishin ata që shtien mbi të.