Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Zhamë të Divjakës këtë mbrëmje. Flakët kanë përfshirë ullishtet në kodër, ndërsa era rrezikon përhapjen e tyre drejt shtëpive të fshatit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Beratit dhe Rrogozhinës.