Një 19-vjeçar u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm. I riu nga Lushnja u ndalua në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, teksa po lëvizte me një automjet tip "Benz Vito".