Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë duke thënë se Rusia duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj në Ukrainë, përfshirë këtu pagesën për dëmet e shkaktuara në infrastrukturë. Por nga ana tjetër Rusia ka refuzuar me zemërim thirrjet ndërkombëtare që ajo të paguajë për dëmet e luftës.