Elis Rrashkadoli është 36-vjeçari i cili mbeti i vdekur sot gjatë një atentati me armë zjarri në Shkodër. Ai ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që qëllua nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër në lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen “Ahmet Haxhia”. Autori ende i paidentifikuar pasi e qëlloi me armë shënjestrën, është larguar me shpejtësi në këmbë. Gjatë kontrollit nga policia, e cila rrethoi zonën në çantën e viktimës u gjet një pistoletë gati për qitje.