Top Chamnel/ Festivali letrar për të rinj/ “Tirana gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën
08/10/2025 20:03

“Mesdheu dhe Europa në letërsinë bashkëkohore” është motoja e edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit letrar për të rinj, që çeli siparin këtë të mërkurë në kryeqytet. Me një homazh ndaj Mesdheut si hapësirë që mban gjallë kulturën e shkruar, “Tirana Gate” synon të rrisë dialogun ndërkulturor. Irena Toçi - Mesdheu është një kujtesë e përbashkët, një mozaik kulturash, një nyje takimesh dhe shpesh herë edhe përplasjesh, një teatër i hapur ku breza të tërë kanë interpretuar dramën e jetës së tyre. Ky det nuk është vetëm një shtirje e kaltër mes brigjeve, por një metaforë e qëndrimit, e të rezistuarit, e të pranuarit të tjetrit dhe mbi të gjitha, të mbrojturit e kulturës sonë autentike. Për organizatorët, Mesdheu mbetet një ftesë për të mos harruar, për të mos humbur mes dallgëve, është kujtesë e gjallë që qëndrimi nuk është vetëm rezistencë, por edhe mundësi për të mbjellë frymëzim. Milena Selimi, drejtuese artistike e festivalit - Mesdheu është një det që tregon histori migrimi, largimesh, eksodesh, larg nga mohimi i rëndësisë pasuruese të zbulimit, ky edicion i festivalit në vend që të përqendrohet te Odiseja, do të përqëndrohet te Penelopa. E dimë që Odiseja do të kthehet në shtëpi, por neve në këtë edicion na intereson Penelopa, ajo që reziston, që bën të lumtur Odisenë të kthehet në vatrën e tij. Përmes paneleve të ndryshme, autorët shqiptarë e të huaj do të diskutojnë sfidat dhe problematikat e letërsisë së sotme. I pranishëm në forumin e parë ishte gazetari e shkrimtari Namik Dokle, që theksoi se letërsia është në luftë të përhershme me censurën. Sipas tij, pa lirinë e fjalës, s’mund të kemi letërsi të lirë. Namik Dokle, gazetar, shkrimtar – Nuk mund të themi që janë absolutisht të lirë dhe këtu ndikojnë shumë faktorë, ndikon predispozicioni i autorit, ndikojnë edhe pronarët e shtëpive botuese. Ndikon po ashtu, marrëdhënia e shtetit me kulturën dhe do të thosha që marrëdhënia e shtetit me letërsinë në veçanti, nuk është për t’u pasur zili. Dokle këshillon autorët e rinj të njohin dhe përjetojnë nga afër realitetin dhe shoqërinë e sotme. Namik Dokle, gazetar, shkrimtar – Shkrimtarët e rinj duhet të jenë shumë pranë këtyre realiteteve që të mos humbasin rrugën në pyllin e hershëm të konkurrencave letrare. Pjesë e festivalit që do të vijojë për tre ditë me radhë në ambientet e Liceut Artistik do të jenë autor të rinj e të karrierës nga vendi, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Greqa, Turqia, Italia e Serbia. .

Top Channel/ Koncerti për Tish Dainë/ Shkodër, koncert-homazh për 100-vjetorin e lindjes artistit
12/04 15:13
Top Channel/ Ekspozitë për Zojzin, në Marubi ekspozohen për herë të parë fotografitë etnografike
11/04 15:31
Top Channel/ “Face 202 Face në rrugë”, fotografët nga Vlora çelin në galeri ekspozitën
11/04 12:30
Top Channel/ Panairi i poçerisë në Korçë, tradita e Pashkës gjallëron qytetin
10/04 15:41
Top Channel/ Ekspozita e Salvador Dalí në Tiranë, 81 vepra botërore origjinale në COD
10/04 15:35
Top Channel/ Kujtim për Vaçe Zelën! Lushnja e përkujton me koncert në 87-vjetorin e lindjes
08/04 15:29
Top Channel/ Zija Çela fiton “At Zef Pllumi”, vlerësohet romani “Koka mbi katror”
07/04 20:11
Top Channel/ “Ne të dy dhe dashuria” Bora Minga sjell vëllimin poetik që flet me gjuhën e zemrës
05/04 12:36
Top Channel/ Shkrimtari i njohur gjermano-austriak prezanton librin e ri në qytetin e Kadaresë
05/04 12:26
Top Channel/ Kadare në pikturë! Ekspozitë në shtëpinë studio, prezantohen portretet e shkrimtarit
03/04 15:34
Top Channel/ Dy kryevepra në TKOB, Cavalleria Rusticana dhe Gianni Schicchi do emocionojnë publikun
03/04 12:37
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Kadare e Agolli kujtohen në Kinë! Eventi nga Ambasada dhe Katedra e Gjuhës Shqipe
31/03 15:32
Top Channel/ Delvina, Ansambël Arkitektonik Urban! Fokus ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë
30/03 20:20
Top Channel/ Muzeu i Drishtit drejt degradimit, turistët vijnë por mungon mirëmbajtja
29/03 19:53
Top Channel/ Shtegu “Tinka Kurti” në Prezë! Artistja nderohet në Ditën e Teatrit
27/03 15:48
Top Channel/ Shqipëria dhe Polonia e viteve ’60! Ekspozita e fotografes polake te “Marubi”
27/03 15:32
Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03 20:18
Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55