Prej mëse 3 javësh 8 atletë ukrainas dhe dy trajnerët e tyre sëtrviten në Elbasan në përgatitjet e tyre për kampionatet ndërkombëtare që do të marrin pjesë. Gjatë këtij qëndrimi në qytetin e Elbasanit dhe ku stërviten në Ebasan Arena, kanë qenë në vëmendjen e autoriteteve lokale dhe komitetit olimpik, presidenti i së cilit vendosi t'i presë sot në zyrat e reja të KOKSH.