Me vizitën dy ditore në Prishtinë, emisari për dialogun Miroslav Lajçk, tha se kreu misionin e tij për përgatitjen e spektrit politik në Kosovë mbi pritjet për takimin e 18 marsit në Ohër. Megjithatë, opozita në vend thotë edhe pas takimeve me ndërmjetësin evropian, u shpreh se nuk e mbështetë planin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.