Shqipëria ka arritur të fitojë dhe medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, kësaj radhe me Islam Dudaev, i cili triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg, stil i lirë për meshkuj. Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12, e cila u arrit vetëm në sekondat e fundit. Dudaev ngjitet në podium si vend i tretë së bashku me mundësin nga Puerto Riko, Sebastian Rivera, ndërsa fitues i medaljes së artë u shpall japonezi Kotaro, që fitoi në finale ndaj iranianit Amouzadkhalili.