Tirana është zbrazur këtë të diel dhe janë qytetet bregdetare ato të cilat janë mbipopulluar. Makinat janë më të pakta në rrugë, ndërsa pjesa më e madhe e këmbësorëve janë mosha e tretë. Gjyshërit dhe gjyshet i sheh në parqe, në kafene apo duke bërë pazare. Po shijojnë këtë fundjavë në kryeqytet që duket se u përket atyre.