Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet
03/12/2019 19:14

Sot, dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit. “Sot kemi hapur mbi 90% të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të treguar se jeta vazhdon, se Tirana është e vendosur t’i kthehet normalitetit. Kthimi i normalitetit nuk do të thotë të harrojmë çfarë ndodhi; përkundrazi, jemi më të përkushtuar për rindërtimin, për rehabilitimin e familjeve të prekura, jemi më të përkushtuar që ky dimër të zërë sa më shumë familje në kushte të mira pas tragjedisë, por siç e ka emrin edhe ky kopsht, kopshti “Cicërimat”, nëse nuk kemi cicërimat që sinjalizojnë se i jemi kthyer normalitetit, nuk kemi bërë asgjë”, tha ai. Për çerdhet dhe kopshtet që kanë ende nevojë për ndonjë meremetim të vogël, kryebashkiaku tha se punimet do të kryhen në kohë rekord, për t’u siguruar që javën tjetër, çdo gjë të jetë gati për të rifilluar aktivitetin në çdo institucion parashkollor të Tiranës. “Do të vazhdojmë riparimet edhe në ato 1 apo 2 kopshte që kemi për të bërë disa rregullime të fundit. Prindërit do të njoftohen që javën tjetër të jemi 100%, sot jemi 90%, do të shkojmë 100% në kthim në normalitet. Këshilla ime për prindërit është: qëndrojuni afër fëmijëve, nuk ju kushton asgjë t’u lexoni një përrallë, t’i përqafoni, t’i thoni të kam xhan, jam krenar për ty. Nëse kanë problem pagjumësinë të jeni aty për t’i vënë në gjumë”, u shpreh Veliaj. Sa i takon shkollave, ai sqaroi se një pjesë e atyre që nuk ofrojnë garanci për vijimin e mësimit do të prishen, ndërsa në pjesën tjetër që nuk paraqesin asnjë rrezik, do të bëhen vetëm riparime. “Disa shkolla do të prishen, siç është rasti i dy shkollave në Pezë dhe në Pezë të Vogël. Shkolla të rrënuara, të ndërtuara para 40-50 vitesh, të cilat do të bëhen të reja, më të bukura. Kurse në shkollat e tjera do të bëjmë riparimet e nevojshme dhe do të kemi njoftimet hap pas hapi edhe për hapjen e shkollave”, tha Veliaj. Më tej, ai theksoi se në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të komunikohet vazhdimisht me fëmijët për t’u shpjeguar se s’ka më vend për frikë dhe se çdo gjë i është kthyer përditshmërisë. “Sot në këtë kopësht dhe në të gjitha kopshtet e Tiranës, jo vetëm kemi filluar normalitetin, por psikologët po punojnë me fëmijët, po ashtu edhe me edukatoret si të jenë më shpjeguese kur vjen puna për t’u shpjeguar fëmijëve se çfarë ka ndodhur, si të menaxhojnë frikën dhe stresin pas kësaj traume. Psikologët do të punojnë edhe me prindërit, ndaj është shumë e rëndësishme që pasi Tirana e kaloi me sukses integritetin fizik të ndërtesave, të kopshteve dhe të çerdheve, të ruajmë edhe integritetin mendor”, u shpreh Veliaj.

Top Channel/ Trafikonte armë në Itali, arrestohet 30-vjeçari i dënuar si kreu i një grupi kriminal
09/08 15:41
Top Channel/ Polici shpëton të aksidentuarit, vlerësohet me certifikatë mirënjohje për ndërhyrjen
09/08 15:13
Top Channel/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, dhjetëra mjete drejt vendit tone
09/08 13:33
Top News- Emigrantët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në Kapshticës, shtohet numri i sporteleve
09/08 13:29
Top Channel/ Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë, ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”
09/08 13:19
Top News- Tentoi të eliminonte 28-vjeçarin/ Gjatë sherrit plagoset dhe vëllai i autorit
09/08 12:54
Top Channel/Helmi nga konservat e prishura, çfarë po ndodh në Itali me botulizmin dhe si të mbrohemi
09/08 12:28
Top Channel/ Udhëtim mes maleve, suedezët përshkojnë me biçikleta Ballkanin dhe ndalen në Shqipëri
09/08 12:18
Top Channel/ Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin në bujqësi
09/08 12:16
Top Channel/ Pastrimi i rrugëve në Korçë, 377 objekte do largohen vullnetarisht ose do shkatërrohen
09/08 12:14
Top News- Jahti luksoz ankorohet në Durrës/ ‘Dragonfly’ furnizohet me 600 mijë litra naftë
09/08 12:10
Top News- Durrësi, stacioni i superjahtëve, ‘bisha’ ankorohet në port
09/08 12:02
Top Channel/ 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, vijojnë flakët në 6 qarqe
09/08 11:41
Top News- Arrestohet 32-vjeçari në Krujë/ Droni zbulon parcelën me kanabis
09/08 11:39
Top Channel/ Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, bie në pranga 32-vjeçari
09/08 11:22
Top News- Aksident i trefishtë në Zvërnec, përfundojnë në spital dy persona
09/08 11:21
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
09/08 11:18
Top News – 18 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Vijojnë flakët në Vlorë, Fier dhe Lezhë
09/08 10:56
Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03
Top Channel/ Dy plagosje me thikë në Fier
08/08 23:02