Disa qytetarë që banojnë në zonën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë raportojnë se rrëshqitjet e dheut po u rrezikojnë shtëpitë. Një qytetare që denoncon rastin në “Ti Raporton”, shprehet se “mund të ndodhë një katastrofë natyrore, nëse nuk merren masa urgjente”. Sipas saj, kjo problematikë vjen si pasojë e gërmimeve që kanë bërë banorët, të cilët kanë ndërtuar shtëpitë më poshtë në kodër.