Një qytetar në Tiranë, i cili theu urdhrin për herë të dytë duke hapur lokalin, i është bllokuar aktiviteti për 6 muaj, në vijim të masave shtrënguese, marrë si pasojë e situatës së shkaktuar prej koronës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, në vijim të kontrollit të territorit, për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronës, kanë evidentuar të hapur në funksionim, një lokal bar-kafe, në rrugën “Niko Avrami”.