Kryeministri kosovar Hashim Thaçi nuk ndali kritikat e tij drejt Bashkimit Europian. Sipas kryeministrit të Kosovës, politika e Brukselit po tregohet e padrejtë ndaj përparimeve të Prishtinës. Madje, kryeministri Thacci ka thënë se përderisa Kosova, që nga shpallja e pavarësisë ka punuar njëanshëm për afrimin me strukturat e BE-së, kjo e fundit ka vepruar me hapa të ngadaltë.