Teuta arriti të fitojë ndaj Luftëtarit me rezultatin e ngushtë 1-0. Për skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi mjaftoi goli i Kallakut që në minutën e 3 për të marrë këtë fitore e për të ruajtur vendin e tretë në klasifikim me 25 pikë, ndërkohë që Luftëtari mbetet me 13 pikë. Java e 14 e kampionatit do të mbyllet me sfidat Kamza-Kukësi dhe Laçi-Kastrioti.