Banorët e bllokut parafabrikat te lagjes “Naftëtari” në Patos u tronditën mbrëmjen e së hënës nga të shtëna me armë zjarri ku mbeti i plagosur një 31-vjeçar. Incidenti ndodhi rreth orës 19.00 gjatë kohës që në lagje ishin disa fëmijë duke luajtur si dhe kalimtarë të rastit duke ecur.