Ka nisur komunikimi live i kryeministrit Edi Rama për dhënen e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz. Kryeministri Edi Rama thotë se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamëz drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve. “Ka filluar shpërndarja e parave për rindërtimin e banesave të dëmtuara. Në total kemi një shumë prej 30 mln dollarësh që po shpërndahet për qytetarët. Bashkia e Kamzës sot shpërndan 163 milionë lekë, për 349 përfitues”, tha kryeministri Rama.