Policia e Tiranës, i ka dorëzuar në qendrën sociale "Të Qëndrojmë së Bashku", në Kombinat, Tiranë një pjesë të ndihmave të grumbulluara nga kontributi i punonjësve të saj, ndërsa pjesa tjetër do shpërndahet në bashkinë Vorë, në familjet e tjera të prekura nga tërmeti. Në këtë qendër u strehuan 45 familje nga fshatrat e Tiranës, të cilat u prekën nga tërmeti.