Të martën në mbrëmje Shqipëria u lëkund sërish nga 2 tërmete që hapën jo pak panik tek qytetarët. Për këtë arsye jemi ndalur në institutin e sizmiologjisë me një specialist të fushës siç është zoti Edmond Dushi që na ka shpjeguar se nuk ka vend për panik dhe se këto lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.