Tentuan të korruptonin policët kufitarë, në pranga dy persona në Rinas
25/10/2020 09:16

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare. Njoftimi i policisë: Rinas/ Intensifikohen kontrollet për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së. Kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim udhëtimin për të kërkuar azil. Policia Kufitare e Rinasit, brenda pak orësh godet dy raste të mitëdhënies. Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet, vihen në pranga dy shtetas.bnShërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit: 9+ A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapsirën Schengen. Shtetasi A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit. Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

Top News- “Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi”, Meta përsërit kërkesën/ Gjykata gati vendimin
12/03 17:48
Top News-Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, e pëson keq anëtari i Këshillit Bashkiak Lushnjë
12/03 17:24
Top News – Arrestimi i Gjestit, këngëtari i njohur akuzohet për tre vepra penale
12/03 16:39
Top Channel/ The Sun: “Mojtaba Khamenei është në koma, ka humbur njërën këmbë”!
12/03 15:27
Top Channel/ Gjyqi paraprak, Meta kërkon pushimin e çështjes, gjykata vendos më 18 mars
12/03 15:25
Top Channel/ Rama: SPAK mbetet i paprekur, hetimi për Ballukun të vazhdojë
12/03 15:23
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top Channel/ Kryengritja, vërtet paqësore! Berisha: Rama votoi për veten, dosja e tij nuk mbyllet
12/03 15:17
Top Channel/ Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, PS nuk lejon arrestimin e Ballukut
12/03 15:16
Top Channel/ Seanca paraprake ndaj Metës, ish-presidenti: Nuk kam fshehur pasurinë, kam bërë…
12/03 14:32
Top News- Rama reagon pas deklaratave të ambasadave për Ballukun: Vepruam si ç’do parlament
12/03 14:23
Top News – PD ‘e pafuqishme’ për Ballukun / Berisha – Më 22 mars e gjithë Tirana në rrugë
12/03 14:04
Top News – Protesta e PD jashtë Kuvendit, tubuesit hedhin spray drejt policëve
12/03 13:53
Top News – Demokratët bllokojnë foltoren, Berisha-deputetëve të PS: Jashtë do iu arrestojë populli!
12/03 13:51
Top News- 82 kartonat e kuq kundër SPAK, vijnë reagimet e para nga Gjermania e Britania
12/03 13:36
Top Channel/ Zgjerimi i BE-së, cfarë thoshte REL për Ramën: Shumë i pëlqyer në Bruksel
12/03 13:32
Top Channel/ Irani do sulmojë Kaliforninë? FBI paralajmëron: Dronë si hakmarrje për luftën!
12/03 13:20
Top Channel/SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut, çfarë ndodhi sot në Kuvend, tensione dhe…
12/03 13:06
Top Channel/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun, Çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës
12/03 13:06
Top Channel/ Dyshime për paktin Rama-Meloni, në pikëpyetje ligjshmëria e protokollit për kampet
12/03 12:55
DIGITALB DIGITALB