Shqipëria ka qenë një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, që më shumë se kushdo përdorte trenat si mjet lëvizje interurban. Madje, në vitet e diktaturës, ka pasur aq shumë aksione për ndërtime në hekurudha, sa kurrë në ndonjë vend tjetër po aq komunist sa vendi ynë. Terminali kryesor i vendit është në Durrës. Hekurudhat që operojnë janë Durres-Peqin, Shkozet-Tiranë, Peqin-Elbasan, Vorë-Laç, Rrogozhinë-Fier, Elbasan-Librazhd, Librazhd-Prrenjas, Fier-Ballsh, Prrenjas-Gur i Kuq, Laç-Lezhë, Lezhë-Shkodër, Shkodër-Han i Hotit, Rrogozhinë-Fier-Vlore dhe Milot-Rrëshen-Klos.