Shqipëria është vetëm 28 mijë kilometra katrorë, por shqiptaria natyrale shtrihet në mbi 90 mijë kilometra katrorë… Serbët dhe malazezët, u panë me lente zmadhuese dhe arritën që të zhvasnin një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë që me Traktatin e Shën Stefanit, më 1878-ën. Më 1913-ën, grekët, serbët dhe malazezët gllabëruan troje të rëndësishme të shqiptarisë, duke e zvogëluar sipërfaqen e saj në vetëm 1/3. Dyshime për tradhti, dhe betejat për Vermoshin dhe Shën Naumin deri në Hagë. A e shiti Ahmet Zogu Shën Naumin? Çfarë dokumentesh ekzistojnë për një marrëveshje të debatuar sekrete për shkëmbim territoresh? Një mori dokumentesh të rralla nga arkivat rrëfejnë prapaskenat dhe lojërat me kufijtë e Shqipërisë.