Banorët e Tales në zonën e grykë lumit numër dy ankohen për rrugët e prishura në të cilat vështirë të kalohet por dhe për kanalet e papastruara të cilat në kohë reshjesh u sjellin përmbytje të tokave. Ata tregojnë se prej vitesh jane ankuar por deri më tani askush nuk ka marrë asnjë mase konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre. Banoret thonë se kjo zonë nuk ka njohur asnjeherë investime, pavarësisht premtimeve në çdo fushatë elektorale. Sipas tyre është e pafalshme që një zonë me bregdetin vetëm pak metra larg të lihet në këtë gjendje.