“Takimi” u del ndryshe nga sa e prisnin, vihen në pranga dy “gjobaxhinjtë”
13/01/2020 14:24

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas informacioneve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “TAKIMI”. Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge”. Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë. Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. -L. alias G. G.(V.), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet e grumbulluara iu dërguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58
Top News – ‘Nga noter në prokuror, vendim nul’. Shqyrtohet padia e Veliajt ndaj Ols Dados
03/04 15:53
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Porosi për parkimet, emergjencat dhe legalizimet
03/04 15:42
Top Channel/ Abuzim me të miturin/ Gjirokastër, 10-vjeçari gjendet pa ndjenja, në kërkim i dyshuari
03/04 15:32
Top Channel/ “Dajak” për lekët e ashensorit, sulmohet 45-vjeçarja në mes të rrugës
03/04 15:28
Top News – ‘IBAR-in nuk e shtyu PD’. Berisha i përgjigjet Ramës për integrimin në BE
03/04 15:19
Top News – Nafta mbi 220 lekë. Qeveria miraton uljen me 20 për qind të akcizës
03/04 15:19
Top News-‘Punët e Shqipërisë’, pa demokratët. Kryebashkiakun e Pukës nuk e lejojnë në takim me Ramën
03/04 15:19
Top Channel/ Veliaj sfidon prokurorin, lë burgun dhe shkon në gjyqin kundër Ols Dados
03/04 15:09
Top News- Miratohet projekligji për shtetësinë/ Qeveria- Do ketë lehtësime për diasporën
03/04 15:03
Top News – Hita ‘shkrin’ komisariatin e Peqinit. Drejtuesit pezullohen për magazinën e hashashit
03/04 15:02
Top Channel/ Me pranga në duar, momenti kur Veliaj lë gjykatën dhe futet në fugonin e policisë
03/04 14:58
Top News – ‘Nuk po kontrollon Qeverinë.’ Spiropali: Kuvendi e ka humbur funksionin e tij
03/04 14:41
Top News – Mbajti peng prindërit, 35-vjeçari narkoman shtrohet në spital psikiatrik
03/04 14:41