Insekticidi ‘Sunfire’, është i ndaluar të përdoret në Europë dhe Amerikë, pavarësisht kësaj ky ilaç vdekjeprurës e gjen rrugën për të ardhur tek farmacitë bujqësore të vendit. Ndërkohë që kontrollet e AKU janë përqendruar tek ushqimet e ambalazhuara, kontrabanda e pesticideve po helmon në masë konsumatorin shqiptar. Për këtë arsye inspektorët e këtij institucioni duhet të kenë nën vëzhgim edhe farmacitë bujqësore dhe ato veterinare.