Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e kësaj zone ditën e sotme. Ajo tha se Rama duke sulmuar Shkodrën, qytetarët dhe vetë atë dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt që po jeton ditët e fundit të pushtetit.