Suela Kacerja jeton prej vitit 2008 në Norvegji, ku edhe ka kryer studimet. Aktualisht ajo punon si pedagoge në shkencat ekzakte. Suela jeton në Norvegji me bashkëshortin e saj italian, si dhe me vajzën e saj. Shqipërinë e viziton çdo vit, dhe familja e saj jeton në qyetin e Shkodrës. Prej disa vitesh ajo është angazhuar në disa projekte të përbashkëta midis universiteteve shqiptare dhe norvegjeze.