Stuhia “Medea” ka goditur gjatë 24 orëve të fundit gjithë Greqinë duke krijuar mjaft probleme në disa zona të vendit. Sipas mbrojtjes civile, 2 persona kanë humbur jetën. Viktimat janë një 56-vjeçar i cili u gjet i vdekur në stanin e tij në Kretë, si dhe një 80-vjeçar i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Evia.