“Postmodernizmi poetikë e “antirregullit” është botimi i fundit i profesoreshës dhe akademikes Floresha Dado, një personalitet i njohur ne fushën e studimeve mbi letërsinë. Kësaj here ajo vjen me nje studim voluminoz mbi 460 faqe. E filloni me nje cilësim “një provokim” ndaj mendimit kritik postmodernist dhe zhvillimit të letërsisë sonë në 3-4 dekadat e fundit.