Pas rekomandimit të komitetit teknik të ekspertëve që sezoni i provimeve të zgjatet për të realizuar kombinimin e procesit të testimit edhe në auditore edhe online, ministrja e arsimit Evis Kushi reagoi më pas duke zbuluar se sezoni i provimeve do të jetë më shumë se 45 ditë për të parandaluar grumbullimet në universitete, si dhe deklaroi se vendimi për mënyrën e zhvillimit të provimeve do të jetë në dorë të vetë drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë.