Ndonëse deri tani nuk ka asnjë rast të deklaruar me koronavirus, qytetarët e fierit kanë boshatisur rrugët. Pak njerëz lëvizin në rrugë ndërkohë që pjesa më e madhe e lokaleve janë të mbyllur. Ushtria dhe policia ushtrojnë kontrolle që në orët e para të mëngjesit. Kryesisht kontrollohen automjetet me targa të huaja dhe një pjesë e mire e makinave familjare. Patrullat janë vendosur në hyrje-dalje si dhe në rrugët kryesore të qytetit të Fierit.