E shtuna e 21 janarit përkujtoi 12 vjetorin e demoktratës në të cilën u vranë ne bulevard 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.Kur shërbimet qeveritare përgatisnin ceremoninë e përvitshme që mbahet në kryeministri me familjarët e 4 dëshmorëve të atdheut, në Top News, u publikua audio e radios së përdorur gjatë protestës nga ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi. Nga kjo audio, shfaqet edhe momenti kur shefi i gardës jep urdhër për të nisur goditjen me armë të protestuesve sipas asaj qe publikoi gazetari Artan Hoxha.Për socialistët kjo ishte prova që kishte munguar në gjithë këto vite, ndaj edhe gjithë diskursin e tyre publik e vendosën në funksion të këtij audio-përgjimi. Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00, në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top"