Të shtënat me armë zjarri, ekzekutimet mafioze apo shpërthimet me tritol, nuk kanë qenë të pakta përgjatë vitit 2023. Në shkallë vendi, ky vit shënoi 39 ngjarje kriminale me pasojë humbjen e jetës, ku vetëm 9 prej tyre nuk janë zbardhur ende nga grupet hetimore.