Si sot një vit më parë, pasuritë e biznesmenit Ylli Ndroqi u vendosën nën shënjestrën e Prokurorisë së Posaçme. Drejtësia shqiptare po jepte sinjalet e para të ‘non gratës’ amerikane. Pasuritë e Ndroqit kaluan në sitën e prokurorëve specialë, të cilët konkluduan se 32 pasuri të paluajtshme në emër të Ndroqit nuk justifikoheshin dot me burime të ligjshme, dhe për këtë SPAK i referohej bilanceve të pasurisë së familjes Ndroqi.