Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimin pas publikimit të një videoje të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë. Për SPAK, hetimet do të përfshijnë të gjitha fazat e hetimit, që nga verifikimi i videos mbi origjinalitetin e saj, personat që janë filmuar, sasia, rruga nga është siguruar si dhe të tjera detaje që plotësojnë hetimin e çështjes.