Si sot një vit më parë, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe doli nga zyra me prangat e SPAK në duar. Në mandatin e tij të tretë, në krye të bashkisë, mbi Tushen rëndonte akuza e shpërdorimit të detyrës. Bashkëpunëtorë me kryebashkiakun ishin edhe nëntë zyrtarë të ndërmarrjes së pasurisë publike pranë pushtetit lokal.