Me një tender pa garë sërish, kompania Smartmatic ka mundur të sigurojë kontratën e dytë me vlerë rreth 1 milion dollarë për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është botuar buletini i posaçëm ku kompania Smartmatic konsiderohet si oferta më e leverdisshme. Afati i kontratës është dy muaj për projektin pilot që parashikohet të implementohet në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë. Në janar kompania SmartMatic arriti të fitojë si kompania e vetme në garë, me tender pa shpallje dhe me negocim të drejtëpërdrejtë me KQZ-në edhe projektin për identifikimin e zgjedhësve, për të cilin kërkoi rreth 16 milionë euro.