Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, u tregua i drejtpërdrejtë në fjalën e tij gjatë takimit të ministrave të G7-tës në Munster të Gjermanisë, ku tha deklaroi se duhet shmangur me cdo kusht ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Në funksion të kësaj, sipas kryediplomatit europian, duhet punuar për rritjen e stabilitetit të rajonit si nga pikëpamja ekonomike, ashtu dhe ajo politike apo qëndrueshmëria ndaj dezinformatave, sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride. Duhet punuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ngritur sa më shumë ura pajtimi mes tyre, u shpreh Borell.