Programi "Inside Story" është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe çështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqërinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.