Rrugët nacionale janë të hapura dhe funksionojnë pa probleme në qarkun e Durrësit. Vetëm aksi rrugor Krujë – Qafshtamë është e bllokuar dhe rruga e njësisë administraive është e bllokuar nga fshati Shkafanë- Isheëm – Gjuricë. Njoftimi i plotë: Ju informojme mbi situaten e ores 08:00 te dt 14.02.2021 ne qarkun e Durresit. Gjate nates kemi patur erera dhe reshje te debores me temperatura te ulta . Ne bashkine Durres: Rruget nacionale jane te hapura dhe fuksionojne pa probleme. Rruga e NjAd Ishem eshte e bllokuar nga fshati Shkafane- Ishem – Gjurica. Po punohet per hapjen e ketij segmenti. Ne bashkine Kruje. Aksi rrugor Kruje – Qafshtame e bllokuar. Aksi rrugor Kraste- Kruje kalimi me zinxhir. Bashkia Shijak. Akset rrugore te kalueshme. Ne te tre bashkite po organizohet puna per te mbajtur te hapura rruget. Po marrim informacion per gjendjen e familjeve qe jetojne ne cadra.