Në kohën e përplasjeve të fortë më Turqinë, parlamenti sirian e njohu si genocid vrasjen e qindra mijëra armenëve nga ana e Perandorisë Osmane gjatë viteve 1915-1917. Vendimi vjen në kohën kur tensionet me Ankaranë janë në pikën më të lartë, për shkak të luftimeve në verilindje të Sirisë. “Parlamenti e njeh dhe e dënon genocidin e kryer ndaj armenëve nga shteti otoman në fillim të shekullit XX”, thuhej në deklaratën e ligjvënësve sirianë.