1 milionë vaksina kineze janë siguruar nga marrëveshja me distributorin turk, pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi. “Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë . Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, shkruan Rama. Kryeministri Edi Rama u nis një ditë më parë drejt Turqisë për të realizuar marrëveshjen e sigurimit të vaksinave të kompanisë kineze. Ai tha ditën e djeshme se me to do të fillohet vaksinimi masiv i qytetarëve duke nisur me të moshuarit. Këtë deklarim të kryeministrit e avancoi ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tregoi se ku do të mbërrijë në vendin tonë vaksina kineze e prodhuar nga Sinofarm.