Si u bë milioner dhëndri i Berishës/ Skema që drejtoi për privatizimin tokës së kompleksit Partizani
24/10/2020 19:32

Jamarbër malltezi është aktualisht një nga pronarët e kompanive të ndërtimit të banesave me të mëdha në vend. Po si u bë I apasionuari pas mjedisit dhe natyrës një pronar i madh ndërtimesh betoni hekuri dhe tullash. Top Channel ka zbardhur rrugëtimin e pasurimit të Malltezit. Jamarbër është I martuar me Argita Malltezin, vajzën e ish kryeministrit Berisha. Në kohën kur vjehrri ishte kryeministër dhe kryetar i bashkisë ishte Lulzim Basha, Malltezi ishte në krye të operacionit që coi në tjetërsimin kompleksit Partizani I cilu u zhduk që zona të mbushej me 17 kulla të larta me mijëra apartamente të shitura. Jamarbër malltezi dhe motra e tij janë njohur nga gjykata si trashëgimtarë të 1 të 64 të pronës së familjes begeja në Tiranë. Nëna e tyre ishte pasardhëse e kësaj familje. Toka në pronësi të kësaj familje është egzaktësisht 9213 metra katrore dhe sipas ndarjes Jamarbërit i takon rreth 144 metra tokë. Kaq tokë është e mjatfueshme për të bërë një apartament me dy dhoma e kuzhinë e pak oborr e parkim për një makinë. Po jo, Jamarbëri, dhëndri i ish kryeministrit, u emërua përfaqësues i trashëgimtarëve të familjes begeja. Një tjetër familje trashëgimtare me mbiemër Kadi zgjodhi maltezin përfaqësues duke u angazhuar ti paguajë 5 përqind të pronës për shpenzime. Pas kësaj Në kohë rekord nga tetori I vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti ministria e Mbrojtes e drejtuar nga arben Imami, anëtar I qeverisë së vjehrit të malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigand dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra. Pagesën në emër të pronarëve e bëri një ndërtues I cili në kohën kur malltezi vraponte në zyrat e shtetit, rregjistroi një kompani ndërtimi të quajtur Homeplan. Ky është dokumenti I rregjistrimit në vitin 2008. Pak kohë më vonë, bashkia e tiranës e drejtuar nga lulëzim basha I dha lejen zhvillimore kësaj kompanie për të ndërtuar dhjetra kulla. Pronarët e tokës, autorizuan malltezin të zgjidhte dhe kontaktonte ndërtuesin që do zhvillonte pronën e tyre. 10 vite më vonë, Jamarbër malltezi dhe një përgaqësues I familjes begeja marrin 60 përqind të kompanisë së ndërtimit, 35 përqind I takojnë jamarbërit. Rregjistrimi është bërë në vitin 2018 por në fakt ky document tregon se jam arbër malltezi u bë pronar I kësaj kompanie në vitin 2014. Në këtë mënyrë nga një pronë prej 144 metrash tokë, jamarbër malltezi u bë pronar i më shumë se një të tretës të një kompleksi pallatesh me vlerë mbi 20 milionë euro. Kaq e thjeshte ishte qw tw bwhesh milioner

Top News/ ‘S’më rruhet për SPAK’/ Kryemadhi lëshon gojën, akuzon dhe Metën
19/04 23:00
Top Channel/ Presioni i SHBA e BE, Meta zbutet me SPAK, shpall Monikën kryetare të grupit armiqësor
19/04 22:55
Top Channel/ Meta e Kryemadhi shou, bashkëshortja e kreut të PL: Nuk më rruhet për SPAK
19/04 22:51
Top News/ Meta ndan Kryemadhin, kreu i PL: Njëri nga ne qëndron në kryesi
19/04 22:31
Top News/ BE-Srebrenica të mos mohohet, gjenocidi është gjenocid
19/04 21:57
Top News/ “Kam eksploziv”, terror në ambasadën iraniane në Francë. Një i arrestuar
19/04 21:57
Top News/ Konflikti Izrael-Iran, SHNA: Nuk kishim dijeni për sulmin dhe nuk u përfshimë në të
19/04 21:56
Top News/ “Izraeli tregoi forcën kundër Iranit”, udhëheqësit botëror thirrje për qetësi
19/04 21:56
Top Channel/ “S’më rruhet as për burgun as për SPAK-un”, Kryemadhi lëshon gojën: Unë jam tradhtarja
19/04 21:48
Top News/ Berisha shpjegon programin e ardhshëm të PD: Shteti ligjor mbetet shtyllë kryesore
19/04 20:42
Top News/ Rithemelimi kërkon qeveri teknike, Berisha: Mundësi e vetme për rotacion politik
19/04 20:41
Top News/ Berisha: Shqipëria, duhet të mbetet yll polar i të gjitha reformave dhe politikës tone
19/04 20:40
Top News/ Berisha: Droga e ktheu Euron në narkoeuro, rotacioni politik i bllokuar
19/04 20:40
Top News/ “Korrëm fitore”, Berisha flet për aksionin opozitar: Ndodhemi në betejë të re
19/04 20:40
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 19 Prill 2024
19/04 20:30
Top News/ Përmbytjet në Dubai, kaos në aeroport dhe në autostrada edhe pse reshjet pushuan
19/04 20:26
Top News/ Ankesat për tenderat. Më shumë se gjysma për vlerësimin e ofertave
19/04 19:40
Top News/ Projektligji i ri i Qeverisë. Lehtëson procedurat për abortin, parashikon surrogacinë
19/04 19:15
Top Channel/ 3-vjeçari ende i zhdukur! Lihet në burg gjyshi i të miturit dhe i afërmi i tij
19/04 19:13
Top Channel/ Protesta e opozitës para bashkisë Tiranë, ndërkombëtarët dënojnë dhunën
19/04 19:12