Skandali i zbuluar nga Prokuroria e Tiranës pak muaj më parë që lidhej me skeme shtrënguese të kredimarrjes nga dy kompani që kishin future në kurth qindra qytetarë. Kjo ngjarje krijoi pasiguri tek qytetarët e sipërmarrësit të interesuar për mikrokreditë. Drejtuesit e dy kompanive janë nën hetim nga organet e drejtësisë ndërsa drejtues të institucioneve financiare sqaruan detajet rreth skandalit duke e ndarë aktivitetin e dy kompanive në fjalë me kompanitë e mikrofinancave që veprojnë ne systemin ekonomik shqiptar. Mikrokreditë në Shqipëri kanë një potencial të rëndësishëm transformues në nxitjen e rritjes ekonomike dhe fuqizimin e individëve për të arritur stabilitet financiar. Roli pozitiv i mikrofinançës në ekononminë e vebndit u bë më I dukshëm gjatë pa…