Si sot një vit më parë, SPAK nxorri nga arkivat dosjen që tronditi fort Shqipërinë në mars të vitit 2008: tragjedinë e Gërdecit. Çekiçi i gjykatës së lartë kishte rënë më herët për çështjen e Gërdecit, por drejtësia e munguar vazhdonte të mbante hapur plagët e familjarëve të 26 personave, që humbën jetën në shpërthimin fatal të municioneve luftarake. Mesditën e 15 marsit 2008, dhjetra njerëz u vranë teksa punonin jashtë çdo kushti teknik e ligjor në demontimin e municioneve, të cilat më pas eksportoheshin në Afganistan, Irak, Libi, Tunizi apo Egjipt. Shpërthimi shkaktoi një krater gjigand me një thellësi prej disa metër dhe mori jetën e 26 persona, familjarët e të cilëve nuk duan që tjetër veç drejtësisë.