Si sot një vit më parë, në prangat e policisë së shtetit ra Enver Jamaku si dhe u sekuestuan 18 baza armësh, të cilat përdoreshin prej vitesh për atentate me pagesë. Enver Jamaku u shndërrua në dëshmitar të drejtësisë, duke deklaruar se në vitin 2019 vendosi nën shënjestrën e armëve të shumëkërkuarin Domart Konjarin, me porosi të Flor Abazit, Blendi dhe Paris Dedës, por ekzekutimi dështoi.