Si sot një vit më parë, të gjithë i drejtuan sytë tek media, për vetë faktin se kjo datë është dita ndërkombëtare e lirisë së medias. Eshtë ajo datë, e cila sjell në vëmendje punën e gazetarëve dhe nxjerr në pah vështirësitë e mëdha, me të cilat ata ndeshen në përpjekjet për të treguar të vërtetën.