Si sot një vit më parë, Facebook bëri publike paratë e shpenzuara nga kandidatët për deputetë, teksa fushata elektorale mori për herë të parë përmasa të mëdha në rrjetet sociale. Privilegjet që i prisnin menjëherë pasi të uleshin në karrigen e deputetetit, duke filluar nga pasaportat diplomatike, pagesat e hoteleve, dietave apo edhe karburanteve; bënë që kandidatët të hidhnin miliona dollarë për të sponsorizuar profilin e tyre apo edhe platformën të cilën garantonin. Në kushtet e një viti pandemik, Partia Socialiste u distancua ndjeshëm nga tubimet masive dhe zgjidhja e vetme për fushatë mbetën platformat online dhe rrjetet sociale. Kandidatët e Partisë Socialiste krijuan postera dhe video me numrin 12 dhe logon e partisë, ku nuk mungonte edhe slogani ‘nuk ka kohë për pushim’.